Plumba në drejtim të hotelit në Tushemisht, policia jep detajet e para, kush ishte objektivi?!

Plumba në drejtim të hotelit në Tushemisht, policia jep detajet e para, kush ishte objektivi?!

09:08, 08/08/2020
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Tushemishtit në Pogradec.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, është qëlluar me armë drejt disa mjeteve që kanë qenë të parkuara pranë hotelit, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga ngjarja.

Mbetet mister se cili ka qenë objektivi i të shtënave me armë, apo autorët kanë pasur si qëllim vetëm frikësimin e pronarëve të mjetëve, apo dhe vetë biznesmenit që ka në pronësi hotelin.

Ngjarja ka ndohur tek Hotel Volorekë dhe nuk nuk dihet akoma nëse mjetet që janë shpuar nga plumbat janë të pushuesve apo pronarit.

Mesohet se jane 8 makina të dëmtuara.

Njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen:

Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qèlluar me ármë zjárri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dème materiale.

Nga ana e Pòlicisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco