‘Një luftë me topa lecke, pse në Gjermani ka shpërthime rastesh me Covid, testo, trajto gjurmo….?!’

‘Një luftë me topa lecke, pse në Gjermani ka shpërthime rastesh me Covid, testo, trajto gjurmo….?!’

08:18, 08/08/2020
A+ Aa A-

Nga Erion Dasho/

Përsa i takon zbatimit të ligjeve dhe rregullave, është e vështirë të gjesh një vend më të rregullt se Gjermania. Të paktën në Europë. Zbatimi i masave anti-COVID nuk bën përjashtim. Përdorimi i maskës në çdo mjedis të mbyllur dhe respektimi i distancimit fizik është bërë tashmë pjesë e sjelljes së çdo qytetari gjerman. Kur shihet një person pa maskë në një mjedis të mbyllur, nënkuptohet se nuk ke përballë një shkelës ligji, por një person që e ka kaluar dhe tashmë është shëruar prej COVID-it.

DHE PËRSËRI GJERMANIA KA HERË PAS HERE SHPËRTHIME TË RASTEVE ME COVID!

Për adhuruesit e maskave, sidomos në vende si Shqipëria, kjo situatë është paradoksale. Në se Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve, mjekë dhe politikanë të veçantë po i përgjërohen popullit të “pabindur” shqiptar që të mbajë maskën “shpëtimtare”, pse Gjermania, vendi ku gjithkush mban maskë, ka sërish shpërthime të COVID-it?

Përgjigja është e thjeshtë:

Maska është një masë e nevojshme, por aspak e mjaftueshme për të parandaluar covid-in!!! Në se ministria e shëndetësisë dhe komiteti i ekspertëve nuk “bëjnë detyrat e shtëpisë” mbajtja e maskave nga qytetarët ka vetëm një rol periferik në parandalimin e covid!

Gjermania nuk e kontrollon COVID-in sepse qytetarët gjermanë mbajnë maska, por sepse Gjermania zbaton në mënyrën më shkencore të mundshme përafrimin tashmë të gjithëpranuar Testo-Gjurmo-Trajto, madje edhe Testo-Gjurmo-Izolo!

Gjermania nuk bën 14 mijë teste për një milion banorë, por 110 mijë! Gjermania nuk gjurmon me çantë si në shekullin e 19-të, por me një nga aplikacionet më të sakta në botë! Gjermania nuk e lë trajtimin në duar të “heronjve”, por të sistemeve! Gjermania nuk shton kapacitetet e kujdesit intensiv me fjalë, por me vepra! Gjermania nuk i ka lënë fatet e epidemisë në dorë të amatorëve dhe të paaftëve, por në dorë të Robert Koch Institute!

Të nderuar qeveritarë, ministra, madje edhe kolegë! Boll me broçkullat e maskave, sepse covid nuk luftohet me topa prej lecke! Shtrojuni punës dhe krijoni një sistem të aftë të testojë, gjurmojë dhe trajtojë!

Një sistem që t’a bazojë punën jo tek folklorizmi dhe patetizmi, por tek të dhënat e survejancës epidemiologjike, të praktikat më të mira të botës dhe tek mendimi i kualifikuar mjeksor!

Dhe kur populli shqiptar do të shohë se jeni seriozë në përpjekjet për kontrollin e covid, do të mbajë maskën dhe do të respektojë këshillat tuaj! Ashtu si populli gjerman! Atëherë covid-i do të vendoset në kontroll edhe në Shqipëri!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PATRIOTI DT 8 gusht 202008/08/2020 09:33

Të gjitha i keni thënë dok.Erion Dasho duke fshikulluar ashpër politikat dështuese të qeverisë dhe të "ashtëquajtur" Komitet të Ekspertëve. Por një gjë nuk e kini thënë : nga erdhi ky infektim kaq i madh i shqiptarve me numura mbi 100 çdo ditë? Mos ndoshta hapja e kufirit pa kontroll shëndetsor me Kosovën duke lënë çdo fund jave mbi 20.000 kosovarë të hyjnë në të gjithë Shqipërinë të rrisë kaq shumë numurin ne Koronavirus?? Një pjesë e tyre patjetër që janë të infektuar .E njoftoi Qeveria Gjermane që në datat 3-4 korrik kanë hyrë në Gjermani 540 kosovarë të infektuar me COVid -19. Atëhere dok .Dasho a është ky një shëmbull konkret për rritjen çdo ditë të shqiptarve të infektuar me Koronavirus Edhe ti duhet ta dish shumë mirë se je mjek por si shumë qeveritarë të tjerë po e thoni nën zë.. Më mirë Turizmi patriotik sesa rruajta e shëndetit të popullit..

Shto koment

Denonco