Aksidenti/  Përfundojnë në spital dy drejtueset e makinave ….

Aksidenti/ Përfundojnë në spital dy drejtueset e makinave ….

17:59, 07/08/2020
A+ Aa A-

Është zbardhur aksidenti I ndodhur në Rinas gjatë orëve të pasdites, ku dy makina u përplasën me njëra-tjetrën duke përfunduar të përmbysura.

Sipas policisë në drejtimin e makinave ishin dy drejtuese femra, të cilat janë shoqëruar në spital për trajtim mjekësor.

“Më datë 07.08.2020, rreth orës 16:40, në rrugën e Rinasit, mjeti me drejtuese shtetasen S.U., 30 vjeçe, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M.P., 22 vjeçe, ku për pasojë janë dëmtuar të dyja drejtueset e mjeteve, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco