Ambasada e SHBA: SPAK duhet të bëjë punën pa kërcënime dhe kanosje

Ambasada e SHBA: SPAK duhet të bëjë punën pa kërcënime dhe kanosje

17:21, 07/08/2020
A+ Aa A-

Ambasada amerikane në Tiranë, thotë se SPAK duhet të lejohet të bëjë punën pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur.

DEKLARATA

Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut.

Profesionistët e sistemit të drejtësisë - oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit - duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur.

Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu08/08/2020 01:46

ky eshte spaku i spartak ngjeles qe do bente namin me politikanet e korruptuar???????????????car

Landi07/08/2020 18:43

Filloi KIMetja: “Uji eshte ne gjendje te lëngët, ajri eshte ne gjendje te gaztë” Shuli i gjate eshte dhe shefi i osbe As europianet asnje gjys llafi

Asi07/08/2020 18:11

Pranoni deshtimin e reformes e nderuar ambasadore. Milionat e taksapaguesve amerikane duhet ti vleresoje nue gjykate amerikane per shperdorimin e tyre dhe pergjegjesit te vihen para drejtesise. Mjaft mbluat zullumin e Lu, ish ambasadorit. Fale sabotimit te saj jemi sot pa gjykata, me organe te kapura nga kryeministri, me prokurore e gjyqtare medioker qe arestojne te vdekur, qe konfiskojne prona qe nuk wiz stojne, qe nuk meren me dosjet 339, 184, korupsionin te unaza, teatri, PPP e shume afera te tjera. Do ishte ne nderin tuaj mos e genjeni me popullin e shumeplackitur dhqiptar dhe te pranoni deshtimin tuaj spektakolar duke e bere Shqiperine vendin e pare pa drejtesi ne shekyllin e 21.

Ncnc07/08/2020 17:59

Po benin e tv-se pse nuk e heton spaku? Pyetje per ambasaden.

Shto koment

Denonco