Përplasen dy motora, humb jetën një nga drejtuesit

Përplasen dy motora, humb jetën një nga drejtuesit

16:42, 07/08/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite ne Peqin.

Dy motorë mësohet se janë përplasur me njëri-tjetrin.

Për pasojë një nga drejtuesit e motorëve ka humbur jetën, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Peqin/Informacion paraprak 

Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin,  duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë  në spitalin e Peqinit shtetasi Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco