Fundjavë e trazuar/ Ja si pritet të jetë moti të shtunën dhe të dielën

Fundjavë e trazuar/ Ja si pritet të jetë moti të shtunën dhe të dielën

14:58, 07/08/2020
A+ Aa A-

Kjo fundjavë nuk duket shumë premtuese për pushuesit. Kështu thuhet në parashikimin e Shërbimit Metereologjik për të shtunën dhe të dielën.

PARASHIKIMI

-Sa i përket ditës së shtunë, vendi pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Edhe pse dita nis me kthjellime e vranësira kalimtare, me kalimin e orëve ato bëhen të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e shiut bëhen prezente fillimisht në zonën e juglindjes dhe prej orëve të mesditës shtrihen në pjesën më të madhe të vendit (përjashtuar zona e veriperëndimit). Reshjet do të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave, ndërsa në relievet kodrinore-malore edhe në formën e stuhive apo rrebesheve afatshkurtër.

-Përmirësim i lehtë pritet të vijë gjatë ditës së diel me më tepër orë me kthjellime, por edhe alternime vranësirash. Në relievet kodrinore-malore këto vranësira në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtër në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Por, sa i përket vijës bregdetare – ndryshe nga dita e shtunë – parashikohet që të ketë më tepër orë me diell për ata që tashmë ndodhen me pushime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco