Baba i dy dëshmorëve, COVID 19 i merr jetën fotografit të njohur

Baba i dy dëshmorëve, COVID 19 i merr jetën fotografit të njohur

11:29, 07/08/2020
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare fotografi i njohur kosovar Agush Qorri.

Ai ka humbur betejën me koronavirusin, ndërsa ishte babai i dy dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë të afërmit e të ndjerit.

“Të dashur miq, është ndarë nga jeta fotografi i mirënjohur Agush Qorri.

Image

Ju njoftojmë së pas një betejë të shkurtër më COVID-19, Sot në ora 2:15 e mëngjesit në moshën 80 vjeçare është ndarë nga jeta Agush Qorri.

Agush Qorri njihet si fotograf që nga viti 1967 dhe prindi i dy dëshmorëve.

Famijaret kanë njoftuar se për shkak të pamundësisë ceremonia mortore do të bëjnë vetëm me rrethin e ngushtë famljar”, shkruhet në njoftimin për vdekjen e fotografit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco