Sekuestrohet ish- hotel Vollga në Durrës në pronësi të Shullazit

Sekuestrohet ish- hotel Vollga në Durrës në pronësi të Shullazit

10:54, 07/08/2020
A+ Aa A-

Sekuestrohet ish-hotel Vollga në Durrës. Sekuestrimi u bë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Sekuestrimi u kërkua nga SPAK dhe u vendos nga Gjykata Antikorrupsion.

Nga hetimet e 2016-ës në kuadër të ligjit “antimafia”, Prokuroria për Krimet e Rënda zbuloi se Emiljano Shullazi është bërë pronar i vetëm i ish-hotel Vollgës përmes dy akt-dhurimeve në vitin 2014.

Fillimisht atij i ishte dhuruar pjesa që zotëronte një familje me mbiemrin Kodra dhe më pas Emiljano Shullazit ka marrë në “shenjë mirënjohje” pjesën e mbetur nga një kompani arabe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco