Vrasja e dy biznesmenëve/ Kreshnik Tusha nuk i shpëton burgut

Vrasja e dy biznesmenëve/ Kreshnik Tusha nuk i shpëton burgut

10:43, 07/08/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rikthyer në burg shtetasin Kreshnik Tusha, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Laç, ku viktima mbetën biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, ndërsa kujtojmë se Tusha shkoi i plagosur në Spitalin e Laçit natën e vrasjes.

Dyshimet e para ishin se ai ishte një nga atentatorët, por pas arrestimit të Eduart Lamajt, ai u lirua nga Gjykata e Kurbinit dhe u la në arrest shtëpie.

Ditën e sotme, gazetarja Lala mëson se Apeli ka prishur këtë vendim dhe ka caktuar ndaj Tushës masën e sigurisë “arrest me burg”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco