Policia zbardh ngjarjen/ Motori përplasi një 8-vjeçar me biçikletë në Tiranë

Policia zbardh ngjarjen/ Motori përplasi një 8-vjeçar me biçikletë në Tiranë

22:57, 06/08/2020
A+ Aa A-

Një 8 vjeçar ka mbetur i plagosur në orët e vona të mbremjes së sotme në Tiranë, pranë 21 Dhjetorit pasi është përplasur nga një motor.

Policia bën me dije se fëmija është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

Me datë 06.08.2020, rreth orës 22:10, tek 21 Dhjetori, mjet motorr me drejtues shtetasin SH.K., është përplasur me biçiklistin e mitur A.H., 8 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco