Mos u afroni se gjaku ka magji/ Si e gjetën dhe çfarë tha në polici djali që masakroi nënën

Mos u afroni se gjaku ka magji/ Si e gjetën dhe çfarë tha në polici djali që masakroi nënën

21:59, 06/08/2020
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga krimi horror që ndodhi gjatë orëve të pasdites në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku 44 vjeçari, Olsi Çekiçi, masakroi nënën e tij, duke i prerë kokën.

Në momentin që policia mbërriti në banesën e 44 vjecarit e kanë gjetur të lyer në gjak ndërsa armën e krimit e kishte ende në dorë.

Sipas policisë 44 vjeçari nuk ka bërë rezistencë ndërsa u ka thënë efektivëve mos u afroni se do iu bëj pis se gjaku është me magji.

Pasi është shoqëruar në komisariat ai ka pranuar autorësine e krimit.

Deklarimi në polici i autorit: Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vëllain.

Burime nga policia shprehen se edhe vetë autori ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit dhe ka qenë shumë i qetë edhe gjatë kohës që ka bërë deklarimin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

qytetar07/08/2020 08:05

Ju bëj thirrje mediave shqiptare që të mos meren më me përshkrimin e këtij krimi horror se tmeruat fëmijtë. Mos haroni se sot ka mijra fëmijë edhe 10 vjeçarë që përdorin internetin edhe pa kontrollin e prindërve. Çfarë efektesh psikollogjike mund të bëjnë lajme të tilla tek fëmijtë ?

Shto koment

Denonco