‘Ishte me ‘penallti’, fliste me vete’/ Ja si e njohin banorët djalin që i preu kokën nënës

‘Ishte me ‘penallti’, fliste me vete’/ Ja si e njohin banorët djalin që i preu kokën nënës

21:05, 06/08/2020
A+ Aa A-

Banorë të fshatit Buçimas në Pogradec kanë shprehur tronditjen e tyre nga ngjarja makabre e ndodhur gjatë pasdites në fshatin e tyre ku 44 vjeçari, Olsi Çekiçi, masakroi me thikë dhe i preu kokën nënës së tij, Feride Çekiçi.

Ata thonë se 44 vjeçari ishte me probleme mendore dhe ishte marrë disa herë nga policia dhe dërguar në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

‘Është marrë nga Policia. Nga doktorët. Pse e kanë lëshuar? Nuk është se e kanë marrë njëherë. Kjo ngjarje na ka tronditur shumë. Sepse kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë që biri të qëllojë nënën. Unë e njoh si njeri, sepse nëna ime e kishte të vetën nënën e tij. Po ta shikoje me veten fliste.’-thotë një nga banorët.

‘Dëgjova vetëm të bërtitura. Ishim larg. Grua më të mirë nuk kishte. Ai ishte me penallti. Ai ishte problematik për familjen e tij. Në lagje nuk ngacmonte’-thotë një tjetër banore.

‘Ishte tip që policia e ka marrë disa herë për ta çuar në spitalin psikiatrik në Elbasan, e kanë liruar. Ishte i dhunshëm. Grindej në familje. Thonë që përdorte lëndë narkotike.

I kishte prerë kokën ia kishte varur në derë. Jemi shumë të tronditur. Këtu fajin e ka shteti. Çfarë doktori është ai i Elbasanit që hodhi firmën dhe nuk e mbajti në spital.’-thotë një tjetër banor i tronditur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco