Hasmëria mes fiseve/ 50 vjeçari refuzon të dale nga spitali: S'kam ku vete, më vrasin!

Hasmëria mes fiseve/ 50 vjeçari refuzon të dale nga spitali: S'kam ku vete, më vrasin!

20:52, 06/08/2020
A+ Aa A-

Atentati në Selenicë të Vlorës, ku një 50-vjeçar i quajtur Jetnor Xhaferaj është tentuar të vritet me armë zjarri, duket se ka lidhje me konfliktet dhe hasmërinë mes dy fiseve Llanaj-Xhaferaj.

Jetnor Xhaferaj ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën, ku po merr mjekim pas plagëve të marra dhe kërkesa e tij është të mos dal nga spitali, pasi ka frikë dhe kërkon mbrojtje nga shteti.

Xhaferri është qëlluar 30 herë, por fatmirësisht vetëm një plumb e ka kapur në dorë, atentati i dytë që i bëhet brenda një viti.

Nga ambientet e Spitalit Ushtarak ai tha për Top Channel:

-Përse nuk ikën nga spitali?

“Dua vetëmbrojtje, s’kam ku vete, më vrasin”.

-Ka ardhur automjeti i policisë.

“Policia nuk më merr në mbrojtje. Më kanë bërë dy atentate. Kam kërkuar mbrojtje nga shteti, për jetën time”.

-Kur ka ndodhur atentati?

“Atentati ka ndodhur në datën 16 maj. I fundit ndodhi në datën 1 gusht”.

-Kush të qëlloi, i njohe?

“Jo. Më qëlluan me breshëri automatike. Shtëpia është bërë shosh. Kjo është plagosja e parë dhe kjo është e dyta.

–Nga kush ke frikë?

“Jam me probleme. Hasmërinë e di shtetit e di çdo njeri”.

-Përse nuk ikën?

“Nuk kam ku iki, kërkoj mbrojtje. Të më mbroj shteti. Kam frikë nga hasmëria”.

-Do vazhdosh të qëndrosh në spital?

“Po do vazhdoj të qëndroj këtu”.

Konflikti ndërmjet fiseve Llanaj dhe Xhaferaj, rezulton të ketë nisur në vitin 1998, kur u vra me armë në Selenicë të Vlorës Gjysho Xhaferaj.

Baftjar Llanaj u akuzua nga prokuroria për vrasjen e tij. Nuk kaloi shumë dhe në qershor 2011 u ekzekutua në Vlorë Baftjar Llanaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 qershor 2011 rreth orës 18:00 në rrugën që lidh qytezën e Selenicës me Vlorën, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”.

Sipas burimeve të Policisë së Vlorës në atë kohë, 60-vjeçarit Llanaj i është zënë pritë duke u qëlluar me breshëri automatiku nga të paktën dy persona.

Pas krimit policia arrestoi autorin Sako Xhaferaj, nipi i Gjysho Xhaferaj, pasi Sako kishte mbetur vetë i plagosur në këtë ngjarje të rëndë.

Në shtator 2011, tentohet të vritet Nihat Xhaferaj, djali i viktimës Gjysho Xhaferaj të vrarë në 1998. Autori kapet dhe identifikohet si Altin Aliaj, nipi i familjes Llanaj.

Pas krimit u arrestua Altin Aliaj, i cili më pas u lirua nga gjykata.

Në janar 2012 u vra në atentat Nure Xhaferri, 52 vjeç, djali tjetër i Gjysho Xhaferaj./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco