Djali me të meta mendore ia preu kokën nënës dhe ia vari në …

Djali me të meta mendore ia preu kokën nënës dhe ia vari në …

20:01, 06/08/2020
A+ Aa A-

Vazhdojnë të dalin detaje tragjike nga ngjarja e ndodhur pasdite në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku Olsi Çekiçi masakroi me thikën nënën e tij Feride Çekiçi.

Sipas  dinamikës së ngjarjes, I biri me të meta mendore nuk është mjaftuar me masakrimin e trupit të nënës, por ia ka prerë kokën, duke ia varur në hyrje të derës së banesës ku jetonin.

Ky ka qenë edhe zbulimi i parë i policisë pasi ka shkuar në vendngjarje.

44-vjeçari kishte qenë disa herë I shtruar në spitalin psikiatrik, ishte i kartelizuar por nuk pranonte të merrte mjekim.

Ndërkohë që dyshohet se përdorte lëndë narkotike.

Ai jetonte me nënën dhe vajzën e tij e cila është 15 vjeçe si dhe vëllain tjetër edhe ai me të meta mendore.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco