Shkrumbimi i autobusit në Paskuqan/ Dëshmitarja: Zjarrëfiksja vonoi, morën flakë dhe kabllot ….

Shkrumbimi i autobusit në Paskuqan/ Dëshmitarja: Zjarrëfiksja vonoi, morën flakë dhe kabllot ….

16:26, 06/08/2020
A+ Aa A-

Një zonjë në Paskuqan ka rrëfyer për Report Tv momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Paskuqan, duke u shkrumbuar plotësisht.

Ajo është shprehur se zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, aq sa morën flakë edhe kabllot e dritave.

"Ishin 13, unë isha këtu kam dyqanin këtu dhe në atë momente që mori flakë dolën njerëzit se e pa shoferi dhe hapur dyer. PastaJ gjithsekush ikën se do mbronin veten e vet se kishin frikë mos kishte ndonjë bombol autobusi. Për momentin zjarrfikësja vonoi se përndryshe nuk do të kishte aq probleme. Mbaroi gjithçka. Kishim frikë se mos na merrnin dyqanet, se morën edhe kabllot e dritave", tregon ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco