I burgosuri arratiset nga qelia, ja çfarë ndodhi

I burgosuri arratiset nga qelia, ja çfarë ndodhi

16:21, 06/08/2020
A+ Aa A-

Sipas SHKK-së, i burgosuri ka kaluar perimetrin e sigurisë së jashtme por është ndaluar nga stafi i qendrës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:00, i burgosuri H.SH ka tentuar të arratiset nga Qendra Korrektuese Smrekonicë. Gjatë tentimit, i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qen i menjëhershëm, me ç ‘rast ka arritur ta parandaloi arratisjen. I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

I burgosuri është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale ndihmë në grabitje.

“H. SH. është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale; ndihmë në grabitje. Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të sigurisë do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar çdoherë  në kryerjen e detyrave dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë cenimin e institucioneve korrektuese me veprime të tilla”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco