127 raste të reja/ Virusi pushton çdo cep të vendit, ja harta

127 raste të reja/ Virusi pushton çdo cep të vendit, ja harta

16:16, 06/08/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve fundit janë regjistruar 127 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë gjashtë persona nuk e kanë fituar betejën me Covid-19.

Harta e shpërndarjes tregon se virusi është shpërndarë në çdo cep të vendit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe. 

DEKLARATA E PLOTE

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ku 127 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid-19. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe. 

Megjithë rastet ditore të identifikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid-19 po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 edhe një 72-vjeçare nga Fieri, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë iu drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.  U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit. 
Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e Covid-19.
-Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
-Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19.
-Ndërkohë u rikujtojmë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19 të zbatojnë rregullin e karantinimit të detyruar dhe të kontaktojnë vazhdimisht me mjekun e tyre të familjes. Thyerja e këtij rregulli përbën shkelje ligjore dhe vë në rrezik jetën e të tjerëve. 

COVID-19 – Statistika (6 gusht 2020)
Testime totale-44295
Raste pozitive-6016
Raste të shëruara-3155
Raste aktive-2673
Humbje jete-188 (Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë-1477
Durrës-344
Shkodër-232
Fier-99
Vlorë-97
Kukës-90
Lezhë-86
Korçë-85
Elbasan-53
Berat-44
Dibër-34
Gjirokastër-32

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco