Bilanci i zi: 6 viktima në 24 orë, tre prej tyre nga qyteti i Durrësit

Bilanci i zi: 6 viktima në 24 orë, tre prej tyre nga qyteti i Durrësit

16:13, 06/08/2020
A+ Aa A-

Janë 127 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa 6 pacientë kanë humbur jetën. Tre prej tyre janë nga Durrësi.

"Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 edhe një 72-vjeçare nga Fier, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve," deklaroi MSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

QYTETARI dt 6 gusht 202006/08/2020 16:37

Kështu si e kemi nisur me këtë strategji të dështuar ndaj COVID- 19 me këtë popull injorant ndaj zbatimit të këshillave shëndetsore me hapjen e kufirit me Kosovën dhe Maqedoninë pa asnjë kontroll shëndetsor shumë shpejt do tjua kalojmë edhe vëndeve të mësipërme jo me 127 të infektuarish ne Koronavirus në ditë por dyfishin e kësaj shifre...

Bledi06/08/2020 16:28

Po si ka mundesi nuk del asnje funksionar shteti me fol ne kete periudhe, kurse ne Mars, Prill, Maj. Na merziten çdo dy ore ne TV.

Shto koment

Denonco