Takim me Mihal Kokëdhimën/ Gazetari: I prishe turizmin elitar udhëheqësit, nga burgu tani...

Takim me Mihal Kokëdhimën/ Gazetari: I prishe turizmin elitar udhëheqësit, nga burgu tani...

16:06, 06/08/2020
A+ Aa A-

Të gjithë e mbajnë mend historinë e bujshme të Mihal Kokëdhimës, i cili ndoqi mbi makinën e tyre për kilometra të tërë disa turistë spanjollë, të cilët nuk pranonin të paguanin faturën `e kripur` të peshkut.

Gazetari Artan Hoxha ka mundur që të takojë Kokëdhimën pasi ka dalë nga burgu dhe nëpërmjet një postimi në FB tregon se çfarë është duke bërë sot ai, pas dënimit dhe prishjes nga qeveria të restorantit dhe hotelit në Porto Palermo.

“I prishe imazhin e turizmit elitar udhëheqësit, tani shet koce me një benz të ndryshkur”, shkruan mes të tjerave Hoxha, për Mihal Kokëdhimën.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

E mbani mend Mihalin?!

E takova dje.

Vazhdon të shesë peshk, kocë dhe levrek nga rezervati i tij, në Port Palermo, me nje Benz 250 të ndryshkur.

Eh mor Mihal, Mihal!!

Mire burgun që e bëre tamam, po të rrafshuan restorantin me gjithë hotel, për 5 levrekë rezervati… që një miliarder spanjoll, nuk pati lekë të holla në xhep, të t’i paguante…

I prishe imazhin e turizmit elitar, udhëheqësit dhe…

Prandaj thotë populli: “Me zjarrin, ujin dhe shtetin mos e kruaj, se të bëjnë gjëmën…”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti06/08/2020 17:13

Artan hoxha ky gazetar dhe njeri i peshtir , edhe me ket shkrim vazhdon ti thur elozhe kreut te rilindjes, nuk dua te mbroj mihal pleren , por shkrimi ketij gazetari nuk meriton te behet lajm

Shto koment

Denonco