Edhe e rrah edhe i vjedh paratë ish gruas, grabiten edhe 2 milionë lekë në një banesë në Tiranë

Edhe e rrah edhe i vjedh paratë ish gruas, grabiten edhe 2 milionë lekë në një banesë në Tiranë

14:55, 06/08/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës, ka arrestuar në 24 orët e fundit tre persona të cilët kanë kryer vjedhje. Mes tyre një 35 vjeçar i cili pasi e ka rrahur ish-gruan, i ka vjedhur me forcë një shumë parash.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, i shtetasit E. T., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe i ka vjedhur me forcë një shumë parash.

Gjithashtu u arrestua edhe shtetasi E. D., 25 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, ka vjedhur në banesën e shtetasit R. D., 200.000 lekë të rinj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua gjysma e shumës së lekëve të vjedhur.

Ndërsa pas denoncimit në Komisariatin Nr. 3, policia vuri në pranga për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, shtetasin L. S., 44 vjeç, pasi pranë mbikalimit të Casa Italia-s i ka vjedhur shtetases E. Q., me dhunë, nga qafa, varësen e floririt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco