E vendosën në 'burg' brenda burgut, tërbohet Emiliano Shullazi

E vendosën në 'burg' brenda burgut, tërbohet Emiliano Shullazi

13:19, 06/08/2020
A+ Aa A-

Duket se jeta me plot favore që ka bërë deri më tani në burg Emiliano Shullazi, një nga emrat më 'VIP' të krimit në Shqipëri ka marrë fund.

Përzgjedhja e tij dhe e një pjese të bandës që drejtonte për t`iu nënshtruar “burgut brenda burgut” me sistemin e ri 41bis, sipas burimeve e ka tërbuar Shullazin, i cili i ka dhënë edhe `ultimatum` avokatit, që të bëjë çdo gjë për ta rishikuar vendimin .

Kështu siç e kishte paralajmëruar që prej ditës së shtunë, avokati I tij Vladimir Meçe, ka apeluar ditën e sotme vendimin për izolimin e klientit të tij, dhe të anëtarëve të tjerë të grupit, në regjimin e posaçëm 41bis.

Ankimi i Meçes, dhe avokatëve të tjerë të të pandehurve, është depozituar në Gjykatën e Posaçme, pasi sipas tyre vendimi i dhënë është antiligjor, sa kohë që për subjektet nuk është dhënë ende një vendim i formës së prerë nga ana e Apelit.

"Kërkesa për izolimin ishte nga një organ jo kompetent, i pavlefshëm, kjo kërkesë për izolim është bërë para se vetë SPAK të krijohej. Si e tillë, kërkesa për izolim është absolutisht e pavlefshme. Si akt i pavlefshëm duhet të ishte konstatuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila nga ana e saj ka kaluar kompetencat që i jep ligji në trajtimin e kësaj çështje," tha avokati.

Sipas avokatit, në urdhër mungon shpjegimi logjik për vendosjen në 41bis të Shullazit. Sipas tij në një kohë kur ministria deklaron se ka indicie që Shullazi të ketë vazhduar aktivitetin kriminal brenda burgut, atëherë duhet të kishte prova konkrete për këtë akuzë, si dhe duhet të kishte filluar një procedim i ri penal në drejtim të tij.

Prej të shtunës Shullazi, dhe gjashtë persona të tjerë po mbahen nën regjimin 41bis, i cili kufizon ndjeshëm numrin e kontakteve të tyre dhe takimeve, ndërkohë që çdo telefonatë, e cila është vetëm 10 minuta në muaj, përgjohet. Qelitë 41bis ndodhen në burgun e sigurisë së lartë në Tiranë dhe në Peqin, ndërkohë që Shullazi mësohet se po mbahet në kryeqytet.

Ndaj tij është dhënë një dënim me 14 vite burg si pjesëmarrës në organizatë kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco