Policia vë në pranga tre hajdutë, njëri 13-vjeç, vidhnin biçikleta në Tiranë

Policia vë në pranga tre hajdutë, njëri 13-vjeç, vidhnin biçikleta në Tiranë

11:52, 06/08/2020

Arrestohen tre persona, të dyshuar për një sërë vjedhjesh biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës. Njëri prej tyre vetëm 13 vjeç, e të tjerët 17-18 vjeç, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të biçikletave të ndodhura më parë në zonën e 15-katshit , “21 dhjetorit” dhe pranë Zogut të Zi.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për tre shtetas të dyshuar si autorë të vjedhjes së disa biçikletave, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

B. SH., 18 vjeç., K. SH., 17 vjeç ( vëllezër) dhe N. E., 13 vjeç, të tre banues në Kombinat.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur dy biçikleta, njërën në rrugën “Hoxha Tasim” dhe tjetrën në rrugën “Arkitekt Kasemi”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të disa vjedhjeve të tjera të biçikletave të ndodhura më parë në zonën e 15-katshit , “21 dhjetorit” dhe pranë Zogut të Zi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy biçikleta dhe mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet”.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco