Vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit: E bëmë për nderin e...

Vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit: E bëmë për nderin e...

11:11, 06/08/2020
A+ Aa A-

Vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera kanë pranuar para uniformave blu se kanë vrarë taksistin 71-vjeçar Abdulla Budlla, në Fushë Prezë.

“BalkanWeb” raporton se dy vëllezërit kanë deklaruar në polici se janë përpjekur të zgjidhnin konfliktin me Budllën, duke folur me të.

Vëllezërit kanë pohuar se kanë pasur një konflikt fizik me të moshuarin pak kohë më parë, ku i kanë kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja e tyre, por sipas tyre, ai kishte vazhduar veprimet e pahijshme dhe kjo i ka detyruar të ndërmarrin aktin ekstrem.

“U përpoqëm që ta zgjidhnim konfliktin, i kishim kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja. Pak kohë më parë ishim konfliktuar fizikisht me 71-vjeçarin.

Ka ngacmuar dhe ka kryer veprime te pahijshme ndaj një të afërme të familjes sonë, kishim tentuar disa herë ta bënim të arsyetonte, të mos shkonte më në banesë kur djemtë e kësaj familje nuk ishin aty.

I kemi kerkuar të mos na binte më në qafë, për nderin e familjes. U përpoqëm të bisedojmë e kishim përzënë edhe nga shtëpia. Por ai nuk hoqi dorë. Jemi ndjerë të detyruar të bënim këtë akt ekstrem. Morëm një makinë me qira, që e përdorëm gjatë vrasjes”, kanë deklaruar ata në Polici pas arrestimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari06/08/2020 13:49

MIRË IA BËTË ATIJ QELBËSIRËS!! ASHTU E MERITONTE TË VDISTE SI NJË QEN RRUGËSH!! PO BUSHTRËS QË E AFRONTE DHE E SILLTE DERI BRENDA NË SHTËPI, ÇFARË I BËTË?? ZAGARËT GJITHMONË SHKOJNË PAS BUSHTRAVE KUR ATO I NDJELLIN DHE I TUNDIN BISHTIN DHE BYTHËN!!!

Shto koment

Denonco