EMRAT/ Përplasi për vdekje 57-vjeçarin në Elbasan, ja kush është 20-vjeçari i shpallur në kërkim

EMRAT/ Përplasi për vdekje 57-vjeçarin në Elbasan, ja kush është 20-vjeçari i shpallur në kërkim

10:02, 06/08/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një 57-vjeçar i identifikuar si Durim Gjini, u përplas për vdekje teksa ishte duke kaluar te vijat e bardha.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, është një 20-vjeçar i identifikuar si Shon Balliu.

I riu, i cili e kishte marrë mjetin me qera në një kompani, është larguar me shpejtësi pas aksidentit, ndërkohë që Policia thotë se po punon për kapjen e tij.

Ja njoftimi i plotë:

Elbasan

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbremjen e djeshme te sheshi "Gensher", Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "BMW", të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ështe larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco