Hengrën drekë bashkë e pastaj e vrau me levë, arrestohet 33-vjeçari në Gjirokastër

Hengrën drekë bashkë e pastaj e vrau me levë, arrestohet 33-vjeçari në Gjirokastër

07:57, 06/08/2020
A+ Aa A-

33-vjeçari Mihal Thimjo,është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka vrarë shtetasin Gëzim Saraçi, shoferi i një kamionçine që u gjet i pajetë brenda mjetit të tij nga policia gjatë ditës së djeshme.

Burime bëjnë me dije se autori është kapur në automjetin e tij në rrugën nacionale pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”.

Viktima Gëzim Saraçi dhe Mihal Thimjo kishin njohje të vjetër familjare mes tyre, madje ditën e djeshme kishin qenë për një drekë në Poliçan të Zagorisë, por duket se marrëdhëniet mes tyre morën një kthesë tragjike.

Në kthim nga dreka që kishin ngrënë në Zagori ka ndodhur një konflikt i çastit që ka shkaktuar grindjen fizike mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco