Ishte në pritje të ekstradimit/ Shqiptari vazhdoi normalisht ‘punën’, u kap me 2 kg drogë dhe 40 mijë euro

Ishte në pritje të ekstradimit/ Shqiptari vazhdoi normalisht ‘punën’, u kap me 2 kg drogë dhe 40 mijë euro

22:45, 05/08/2020
A+ Aa A-

Një 25 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me lëndë narkotike, ndërsa për të njëjtën akuzë po ndiqet penalisht në gjendje të lirë edhe një 19 vjeçar po shqiptar, bashkëpunëtor i tij.

Mediat italiane shkruajnë se i riu me inciale D.X, u gjurmua më 24 korrik, pasi rezultonte si marrës i një fletë arresti evropian dhe më pas u vendos nën arrest shtëpiak në pritje të ekstradimit.

Pavarësisht kësaj, i riu ka vazhduar aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike.

Ai u pikas në bordin e një automjeti tip Golf bashkë me shqiptarin tjetër me iniciale H.N, ku u gjetën 50 gr kokainë dhe rreth 3 gr marijuanë, të gjitha të fshehura brenda çantës së më të riut.

Më pas, u kontrollua automjeti dhe personi i arrestuar, mbi të cilin u gjet shuma prej 380 00 €, shumë e konsideruar si e fituar nga shitja e drogës, ndërsa iu sekuestrua edhe një telefon celular. Pas kontrollit në shtëpi në Ceggia, policia gjeti edhe rreth 2.2 kg, i ndarë në katër pako, e cila ishte fshehur brenda një dollapi rrobash. I riu u shoqëruar për në qelitë e burgut në Santa Maria Maggiore” në Venecia.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco