‘E vrava…’/ Ja çfarë bisedoi me familjarët autori i krimit në Gjirokastër

‘E vrava…’/ Ja çfarë bisedoi me familjarët autori i krimit në Gjirokastër

19:58, 05/08/2020
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbuluar mbi ngjarjen e ndodhur këtë pasdite në qarkun e Gjirokastër, ku 57 vjeçari, Gëzim Saraçi, u vra me sende të forta në kamionçinën e tij nga personi me të cilin udhëtonte.

Sipas dinamikës së ngjarjes, autori i krimit, me origjinë nga Derviçani i Dropullit, ka marrë në telefon familjarët e tij, ku i ka bërë të ditur se ka vrarë 57-vjeçarin.

Kanë qenë pikërisht familjarët e autorit ata që kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe kanë gjetur trupin e pajetë të Saraçit.

Autori dyshohet të ketë marrë plagë pas konfliktit me 57-vjeçarin, ndërsa po bëhet krehja e zonës për gjetjen e tij

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco