Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gjendet një person i vrarë në makinën e tij

Gjendet një person i vrarë në makinën e tij

17:00, 05/08/2020
A+ Aa A-

Një 57-vjeçar në Gjirokastër është gjendur pa shenja jete në Gjirokastër në orët e pasdites.

Policia njofton se G. S., është gjetur në rrethana ende të paqarta në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se burri është goditur me sende të forta.

Ndërkohë, Policia Gjirokastër ka ngritur pika kontrolli dhe po kontrollon zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Njoftimi:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco