Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Tre të rinj mbeten të bllokuar në det me gomone

Tre të rinj mbeten të bllokuar në det me gomone

16:55, 05/08/2020
A+ Aa A-

Një tjetër ndodhi e pakëndshme është shënuar ditën e sotme në ujërat e Vlorës, pas tragjedisë së mëngjesit të sotëm ku një varkë peshkimi ku ndodhej një familje u fundos, për t’u gjetur pas disa orësh trupi i pajetë një gruaje.

Sikundër mësohet në orët e fundit, tre të rinj që kishin dalë me gomone në ujërat e Vlorës, nuk kanë mundur të ankorojnë mjetin, kjo për shkak të dallgëve dhe erës së fortë.

Të rinjtë kanë qëndruar përreth 5 orë në det të hapur dhe kanë mundur të ankorohen vetëm falë ndërhyrjes së Rojes Bregdetare e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e mjetit në brigjet e Lukovës.

Policia edhe më herët kishte bërë thirrje që në orët e para të mëngjesit të shmangen të lundrimet për shkak të motit të keq që përfshiu që mbrëmë në darkë të gjithë vendin.

                                                                        

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco