Avokati i Ndroqit: Hetimet, të paligjshme! SPAK nuk ekzistonte para 18 muajsh

Avokati i Ndroqit: Hetimet, të paligjshme! SPAK nuk ekzistonte para 18 muajsh

15:28, 05/08/2020
A+ Aa A-

Avokati mbrojtës i biznesmenit Ylli Ndroqi Alban Qafa, ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me sekuestrimin e pasurive të tij përfshirë televizionet Ora News dhe RTV Ora.

Sipas Qafës, SPAK ka ‘hetuar’ pa u krijuar ende pasi anëtarët e tij janë betuar tek presidenti vetëm 8 muaj më parë, ndërsa policia theksoi ai, ka bërë me dije se hetimet kanë zgjatur 18 muaj.

Më tej, avokati zbuloi se hetimet janë bërë nga ana e policisë, pa u vënë në dijeni prokuroria, duke shtuar se sekuestrimi i pasurive të Ndroqit është i paligjshëm.

“Kemi kërkuar të bëjmë një deklarim për mediat sa i përket zhvillimeve të fundit me bizneset e Ylli Ndroqit. Sipas vendimit të gjykatës, dokumenti është marrë në shqyrtim në maj të këtij viti, megjithëse kërkesa është miratuar në korrik. Si është e munduar që për 67 ditë hetim u gjetën indicie për të shkuar në sekuestrim të pasurive të Ndroqit. Policia deklaroi se hetimet kanë zgjatur 18 muaj. Vetëm para 8 muajsh prokurorët e SPAK janë betuar para presidentit. Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar?

Nëse i referohemi deklaratës së policisë, janë bërë hetime pa iu drejtuar prokurorit, hetime të tillë, pa prokurorin dhe referuar ligjit anti-mafia, janë të paligjshme nga ana e prokurorisë gjyqësore dhe policisë.

Gjithashtu hetimi është bërë jo në bazë të kompetencave që i jepen OFL-së, por nga organet e mëhershme. Nuk ka asnjë indicie që pasuritë të ishin në gjendje rreziku. Një pjesë e pasurive të vëna në sekuestro nuk janë në pronësi të Ndroqit, edhe ato që janë, i ka vënë në mënyrë të ligjshme”, tha avokati.

Ai shtoi se vendimi do ankimohet.

Avokati i Ylli Ndroqit tha se pasuritë e tij janë të trashëguara ose të blera me kredi, përfshirë këtu edhe televizionin Ora.

Qafa u shpreh se aktivitetet në emër të Ndroqit janë të audituara nga shteti dhe kanë rezultuar pa probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco