Babai i sekretares së kryetarit të bashkisë, rasti i parë me koronavirus në Skrapar

Babai i sekretares së kryetarit të bashkisë, rasti i parë me koronavirus në Skrapar

14:04, 05/08/2020
A+ Aa A-

Katër rastet e djeshme të konfirmuara me Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë në qarkun e Beratit konfirmojnë zyrtarisht edhe rastin e parë dhe të vetëm të infektuar më koronavirus në qytetin e Skraparit, që nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19.

I infektuari është një 67-vjeçar, banor i qytetit të Skraparit që rezulton të jetë babai i sekretares së Kryetarit të Bashkisë Skrapar. Konfirmimi i këtij rasti ka vënë në alarm bashkinë, ndërkohë që sekretarja është vetëkarantinuar në pritje të testimit.

E gjithë administrata e bashkisë tashmë është në alarm, deri në daljen e përgjigjeve të analizave të sekretares së këtij institucioni.

Tre rastet e tjera që janë konfirmuar në Berat dhe Kuçovë rezultojnë të jenë rastet kontakti familjare të rasteve të mëparshme. Mes këtyre 3 rasteve, njëra është një punonjëse në një fasoneri në Berat por nga fasoneria konfirmohet se ajo ka munguar në punë prej 3-javësh për shkak të temperaturës së lartë.

Burime nga mjekët epidemiologë në Berat konfirmojnë se asnjë prej këtyre 4 rasteve nuk paraqet komplikacione, ndërkohë që numri i rasteve aktive në të gjithë qarkun e Beratit ka arritur në 33.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco