Prerja e pyjeve/ Nisin hetimet për 4 persona në Dibër

Prerja e pyjeve/ Nisin hetimet për 4 persona në Dibër

14:00, 05/08/2020
A+ Aa A-

Katër persona javë vënë nën hetim nga policia pasi akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve.

Gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 15 m3 lëndë drusore dhe 4 automjete që shërbenin për ta transportuar.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Në 24 orët e fundit janë goditur nga Policia, 4 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Procedohen penalisht 4 shtetas, sekuestrohet lëndë drusore dhe mjetet që e transportonin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, gjatë 24 orëve të fundit kanë evidentuar dhe goditur 4 raste.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

F. C., D. Z., D. D., F. L., banues në Bulqizë, pasi janë konstatuar nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 15 m3 lëndë drusore dhe 4 automjete që shërbenin për ta transportuar.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Kontrolle të tilla do të vijojnë çdo ditë për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër Policia e Dibrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit”, njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco