Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Zbardhet emri, ja cili do të jetë administratori shtetëror i 'RTV Ora'

Zbardhet emri, ja cili do të jetë administratori shtetëror i 'RTV Ora'

12:37, 05/08/2020
A+ Aa A-

Agjencia e Administrimit të Aseteve, e cila është pjesë e Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Sandër Lleshaj, ka caktuar pas 3 ditësh Arjan Bacin si administratorin shtetëror të pasurive të sekuestruara nga sipërmarrësi Ylli Ndroqi.

Baci, bashkë me ekipin e oficerëve të policisë gjyqësore, do të marrin në administrim 15 pasuri të paluajtshme dhe 11 kompani biznesi.

Prej kompanive, 6 janë me aktivitet të pezulluar, ndërsa 5 të tjerat vijojnë punën. Mes bizneseve është dhe Radio Televizioni, Ora News.

Në 3 gusht, Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion lajmëroi se ka nisur hetimet kundër Ylli Ndroqit pasi ka dyshime se ai ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale në Turqi, Itali e Shqipëri, dhe se pasuria e tij në Shqipëri është vënë me të ardhura të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Brenda kësaj jave pritet që të shprehet edhe Apeli i Gjykatës së Posaçme; nëse do të lërë në fuqi sekuestrimet apo do të marrë një vendim tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku05/08/2020 13:54

Nuk mjaftuan 110 miljonë euro dëmshpërblim Becchettit, pregatitu o popull të paguash nja 100 miljonë të tjerë ndaj Ylli Ndroqit a kush dreqin e di si e ka emrin, e gjitha kjo sepse i kërcen delli skicofrenit që ka zaptuar karrigen e dytë të shtetit dhe ka vendos diktatin mbi ty o popull.

Shto koment

Denonco