1 milje larg bregut, gjendet trupi i pajetë i gruas në Himarë

1 milje larg bregut, gjendet trupi i pajetë i gruas në Himarë

12:07, 05/08/2020
A+ Aa A-

Eshtë gjetur në Himarë trupi i pajetë i gruas që u mbyt në det gjatë ditës së sotme si shkak i një furtune të madhe që përfshiu bregun.

Një milje përballë Dhërmiut, Policia Kufitare në bashkëpunim me Rojen Bregdetare bënë të mundur gjetjen e shtetases M.R.

Gruaja e identifikuar si Mirela Rama u zhduk në det pasi kishte dalë për peshkim bashkë me familjarët e saj dhe një të afërm të tyre.

Si pasojë e motit të keq, mjeti lundrues me të cilin ata udhëtonin është përmbytur, ndërsa janë shpëtuar bashkëshorti Robert Rama, bashkë me djalin e tyre Avdyl Rama dhe personin tjetër që ndodhej në varkë me ta, Fatjon Resulaj.

Robert Rama dhe Fatjon Resulaj janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa djali është dërguar në spital në gjendje më të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco