Sekuestrohet një sasi tjetër parash në Rinas

Sekuestrohet një sasi tjetër parash në Rinas

09:50, 05/08/2020
A+ Aa A-

Policia Kufitare ka sekuestruar 22 mijë paund cash një shtetasi që vinte nga Lutoni. I identifikuari me inicialet D.T., i cili udhëtonte nga Britania kishte vendosur sasinë e parave në valixhe dhe trup, të cilat ishin të padeklaruara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Edhe ditën e djeshme, u sekuestruan 42 mijë paund të një shtetasi që vinte nga i njëjti qytet i Anglisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Pólicisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 22.000 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Ëizz Air me intenerar Luton – Rinas, kostatuan se shtetasi me inicialet D.T. në valixhe dhe trup kishte të padeklaruara një sasi prej 22.000 paund, të cilat iu sékuéstruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal. Sezoni turistik rrit dhe numërin e hyrje-daljeve në vendin tonë. Kjo bën që dhe strukturat tona të rrisin edhe më tepër kontrollet, sidomos në aeroportin e Rinasit.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kapin sasi valute cash të padeklaruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti05/08/2020 10:16

Polica plera te nje shteti shkerdhat , polica idjot kujtojn se ato lek shkojn per shtetin , leket i mer vetem kryetari i rilindjes me banditet e tij, po edhe keta emigrant jan bullej fare po perse ore se din ato se ai pushtet esht vetem per te vjedhur

Shto koment

Denonco