29-vjeçari në Tropojë humb jetën pas një aksidenti në punë, prangoset pronari

29-vjeçari në Tropojë humb jetën pas një aksidenti në punë, prangoset pronari

09:25, 05/08/2020
A+ Aa A-

Një 29-vjeçar ka mbërritur i pajetë ditën e djeshme në spitalin e qytetit të Bajram Currit. I riu me inicialet A.K, ishte punonjës në një biznes inertesh në fshatin Bujan.

Ai ka pësuar një aksident gjatë kohës që ishte duke rregulluar një makineri, që i ka shkaktuar atij vdekjen,

Policia e Tropojës ka vënë në pranga pronarin e biznesit ku ishte punësuar viktima, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Sikur kjo të mos mjaftonte, ai u kap duke lëvizur me makinë, i dehur dhe pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.08.2020, ka shkuar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete, një punëtor i këtij biznesi, shtetasi A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan, i cili gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco