Shpërthen bombola në Pogradec, plagoset rëndë i zoti i shtëpisë. Emri

Shpërthen bombola në Pogradec, plagoset rëndë i zoti i shtëpisë. Emri

08:03, 05/08/2020
A+ Aa A-

Shpërthen bombola e gazit në banesë plagoset rëndë i zoti i shpisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:45 të mëngjesit të sotëm në zonën e njohur si rruga e Volorekës.

I djegur në pjesë të shumta të trupit është 59 vjecari Ylli Latifllari i cili është nisur në Tiranë tek reparti i djegieve. Zjarrfikësit e Pogradecit kanë mbërritur në kohë duke shpëtuar djegien totale të banesës, shkruan Syri.net.

Është djegur dhoma e katit të parë dhe orenditë. Nuk ka pasur familjarë të tjerë të dëmtuar. Shkak i shpërthimit që ka tronditur zonën rrjedhja e bomblës, ndërsa 59 vjecari mendohet se ishte ngritur të bënte kafen e mëngjesit në kohën kur ka shpërthyer gazi. Zjarri është shuar dhe në vend ka mbërritur policia për zbardhjen e ngjarjes./Syri.net

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco