VIDEO/ Makina përplas 7-vjeçarin, drejtuesi largohet nga vendngjarja

VIDEO/ Makina përplas 7-vjeçarin, drejtuesi largohet nga vendngjarja

23:26, 04/08/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kozare të qytetit të Kuçovës. Një mjet tip Benz, me targa AA 562 RV, duke ecur me shpejtësi në rrugën e asfaltuar brenda fshatit Kozare ka goditur 7-vjeçarin S.GJ që ishte duke luajtur në anë të rrugës, në afërsi t? banesës së tij.

Makina e ka përplasur fëmijën në ajër dhe e ka hedhur disa metra në asfaltin e rrugës. Më pas autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke e lënë fëmijën të shtrirë në rrugë.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po kryen edhe ekspertizën e aksidentit.

Mjeti që shkaktoi aksidentin e rëndë është identifikuar nga vetë banorët e zonës që kanë parë të gjithë ngjarjen dhe policia është vënë në kërkim të autorit, që rezulton të jetë 23-vjeçari L.Dudushi, banues në qytetin e Beratit. Mësohet se 23-vjeçari është person i skeduar për policinë rrugore të Beratit, e cila e ka gjobitur disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë,23-vjeçari ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit.

Fëmija i akaidentuar, S.Gj, 7-vjeç, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit për shkak të plagëve të marra dhe gjendjes së tij të rëndë, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco