FOTO/ Një i shtrirë në rrugë, aksident i rëndë te Pallati me Shigjeta

FOTO/ Një i shtrirë në rrugë, aksident i rëndë te Pallati me Shigjeta

14:24, 04/08/2020
A+ Aa A-

Nje aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Një biçikletë dhe një motor janë përplasur dhe një person ka mbetur i shtrirë në tokë i plagosur. “Aksidenti ka ndodhur përballë shkollës ish-Teknologjike. E ka përplasur motorri këtë burrin me biçiklet%, ishte pa ndienja, në tokë nuk kishte as gjak, asgjë dhe nuk i afrohej askush. Policia hapte trafikun. U habita si askush nuk i jepte ndihmë”, tha një dëshmitar.

Për ngjarjen reagoi edhe policia, e cila përmes një njoftimi zyrtar, tha se qytetari i aksidentuar, ende i paidentifikuar, u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2020, rreth orës 14:00, tek Pallati me Shigjeta, janë përfshirë në përplasje çiklomotorri me drejtues H.H, me një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka mbetur i dëmtuar dhe u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco