Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Me 9 mijë euro me vete, arrestohet 17-vjeçari duke shitur drogë

Me 9 mijë euro me vete, arrestohet 17-vjeçari duke shitur drogë

12:56, 04/08/2020
A+ Aa A-

Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe del të shesë drogë, vepër për të cilën ishte arrestuar dhe më parë, kapet nga Policia në flagrancë një i mitur.

Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë një shtetas të mitur që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, konkretisht: M. B., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Punonjësit e Policisë e kanë konstatuar në rrugën “Ndre Mjeda”, shtetasin M. B., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është vënë në pranga nga Policia.

Pas kontrollit, në brezoren që mbante me vete, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 42 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe shumat 9000 euro dhe 7200 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.

Nga verifikimi i kryer rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“ dhe ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco