Ambasadori italian: Te ne ndërhyri ushtria për të vdekurit, mos e lejoni të ndodh këtu!

Ambasadori italian: Te ne ndërhyri ushtria për të vdekurit, mos e lejoni të ndodh këtu!

12:31, 04/08/2020
A+ Aa A-

Situata mjaft e rrezikshme me përhapjen e virusit Covid-19 në Kosovë këto ditët e fundit ka detyruar edhe diplomatët e huaj në Prishtinë që të ngrenë alarmin. Së fundmi ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, pasi ka folur pas gjendjes së rënduar në vend si pasojë e rritjes së madhe të numrit të personave të infektuar, ka bërë edhe një paralajmërim.

Ai ngre alarmin se pavarësisht se virusi në Kosovë po shpërndahet në mënyrë shumë të shpejtë, 1/3 e qytetarëve vazhdojnë ta mohojnë dhe minimizojnë rrezikun vdekjeprurës të virusit.

Gjithashtu Orlando ka rikujtuar se Italia në fazën më të keqe kishte nxjerrë ushtrinë në rrugë për t’i dalë në ndihmë shtetit, për varrosjen e numrit të madh të viktimave.

“Në fazën më të keqe në Itali, ushtria u thirr për të përballuar numrin e madhe të viktimave dhe për t’i varrosur ata. Mbani maskën, distancën, lani duart”, ka shkruar Orlando mes të tjerave në rrjetet sociale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco