Shpallet në kërkim babai i deputetit, ja për çfarë akuzohet

Shpallet në kërkim babai i deputetit, ja për çfarë akuzohet

11:55, 04/08/2020
A+ Aa A-

Policia e Beratit njoftoi sot se ka shpallur në kërkim shtetasin S. Q., 61 vjeç, banues në Tiranë, administratori i një subjekti, për shkak se ka dëmtuar habitatin në Malin e Tomorrit duket ngarkuar mjete me gurë dekorativ.

61 vjeçari S.Q, mësohet se është shtetasi Selim Qama, i cili është babai i deputetit Klajdi Qama, i cili hyri në Kuvend pasi ligjvënësit e opozitës dorëzuan mandatet në shkurt të 2019. Qama ishte pjesë e listave për deputetë në qarkun e Beratit.

Shpallja në kërkim e këtij Selim Qamës u bë pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në bashkëpunim me punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura Berat, në aksin dytësor Novaj–Pronovik, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, kanë konstatuar me dy mjete, njëri pa targa, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të nxjerra në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Bashkë me shpalljen në kërkim të babait të deputetit, policia arrestoi edhe dy shtetas të tjerë, që dyshohet se materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonin duke pasur aktivitetin me status të pezulluar dhe me fatura fiktive.

Materialet iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco