Ekstradohet drejt Gjermanisë terroristi i dyshuar i ISIS Komron Zukurov

Ekstradohet drejt Gjermanisë terroristi i dyshuar i ISIS Komron Zukurov

09:57, 04/08/2020
A+ Aa A-

Është ekstraduar drejt Gjermanisë shtetasi Komron Zukurov, nga Taxhikistani i cili dyshohet për përfshirje në një organizatë terroriste. Zukurov është arrestuar nga antiterrori në fundin e muajit Prill, dhe vendimi për ekstradimin e tij është marrë në 12 qershor, në Gjykatën e Tiranës.

24-vjeçari Komron Zukhurov, është i dyshuar si anëtar i një celule terroriste të ISIS në Gjermani. Zukhurov, i njohur edhe me emrat Brugeman Komron dhe Komron Zuhurov, u arrestua në Tiranë, në zbatim të një urdhër-arresti të një gjykate federale gjermane. 24-vjeçari u përfaqësua në seancë nga ish-deputeti Asllan Dogjani, në banesën e të cilit ka qëndruar në Shqipëri, për shkak të lidhjes familjare me bashkëshorten e tij.

Policia tha se Zukhurov u arrestua gjatë operacionit “Vizitori”, por avokati pretendon të kundërtën. Përmes avokatit, i akuzuari për “terrorizëm” ka dhënë pëlqim të ekstradohet drejt Gjermanisë, por me një kusht, që Gjermania, në përfundim të procesit hetimor apo gjyqësor, të mos e ekstradojë në Taxhikistan. “Atje është një shtet diktatorial dhe i rrezikohet jeta”, tha Dogjani asokohe.

Avokati paraqiti disa foto para gjykatës, përmes të cilave kërkoi të provojë se në një ekstradim të mëparshëm në Taxhikistan klienti i tij ishte torturuar me elektroshok.

Sipas prokurorisë, Zukhurov dhe 5 persona të tjerë kanë ngritur një celulë tèrroriste në Republikën Federale të Gjermanisë me qëllim që të kryenin “xhihad” në emër të ISIS, duke kryer sulme me armë kundër “jo besimtarëve” gjermanë, si edhe sulme të tjera brenda dhe jashtë këtij vendi, duke përdorur armë luftarake dhe eksplozivë. Zukhurov do të qëndrojë në qeli në pritje të një kërkese për ekstradim nga pala gjermane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco