Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Shpërthim tritoli pranë lokalit në Elbasan. Emri i pronarit

Shpërthim tritoli pranë lokalit në Elbasan. Emri i pronarit

08:11, 04/08/2020
A+ Aa A-

Një shpërthim me lëndë eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Elbasan.

Burime për syri,net bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës tre në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit.

Burimet shpjegojnë se lokali është në pronësi të ish futbollistit të Elbasanit Mateo Toçi dhe është një lokal luksoz.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco