‘Asnjë gëzhojë në vendngjarje’/ Viktima u qëllua 7-8 herë

‘Asnjë gëzhojë në vendngjarje’/ Viktima u qëllua 7-8 herë

21:26, 03/08/2020
A+ Aa A-

Në ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së hënës në Fushë-Prezë, 71-vjeçari Abdulla Budlla u ekzekutua me armë zjarri duke pritur në anë të rrugë afër automjetit të tij.

Ai është gjetur pa shenja jete, pasi në drejtim të të moshuarit është qëlluar 7 deri në 8 herë, ndërsa ajo që bie më shumë në sy është fakti që në vendin e ngjarjes nuk është gjendur as edhe një gëzhojë nga të shtënat.

Budlla punonte në të zezë si taksist drejt aeroportit të Rinasit. Banorë të zonës të cilët kanë parë viktimën e pajetë kanë lajmëruar menjëherë policinë, ndërsa kanë treguar se është parë një automjet të lëvizë me shpejtësi të lartë.

Burime të policisë konfirmojnë se përjashtohet tentativa e grabitjes, ndërsa dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Mbetet ende e paqartë se pse 71-vjeçari kishte parkuar në anë të rrugës, ndërsa Abdulla Budlla nuk rezulton të ketë pasur precedent penal apo hasmëri. I moshuari është qëlluar me një kallashnikov, ndërsa policia po shikon veprimtarinë e tre fëmijëve të tij. Dy prej tyre jetojnë në Itali.

Deri më tani asnjë person nuk është i dyshuar nga ana e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fu04/08/2020 03:49

Pistoletat me mulli nuk i leshojn gezhojat...

Shto koment

Denonco