Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Pse nuk u dëgjuan krismat/ Misteri i ekzekutimit mafioz i të moshuarit

Pse nuk u dëgjuan krismat/ Misteri i ekzekutimit mafioz i të moshuarit

20:12, 03/08/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e sotme periferinë e Tiranë, ku në Fushë-Prezë u ekzekutua në një atentat mafioz, shtetasi 71 vjeçar, Abdulla Budlla.

Budlla u ekzekutua në derën e makinës së tij ku po qëndronte në krah të një lokali, me siguri nga një automjet në lëvizje.

Ai u gjet në grahmat e fundit nga persona të rastit, çka ngre dyshimet se mund të jetë ekzekutuar me një armë me silenciator.

I moshuri punonte si taksist pa licencë, ndërkohë që kishte në pronësi edhe një pemëtore.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco