Gjendet një person i vdekur në rrugë, dyshohet i vrarë me armë zjarri

Gjendet një person i vdekur në rrugë, dyshohet i vrarë me armë zjarri

17:28, 03/08/2020
A+ Aa A-

Një person është gjendur i pajetë këtë pasdite në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Prezë, në kryqëzimin me rrugën e Rinasit.

Shtetasi është i moshës rreth 70 vjeç.

Paraprakisht dyshohet ky shtetas se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. 

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco