Shqiptarët bëjnë për spital emigrantin, i grabisin edhe 450 euro

Shqiptarët bëjnë për spital emigrantin, i grabisin edhe 450 euro

17:16, 03/08/2020
A+ Aa A-

Tre të rinj shqiptarë, dyshohet të dehur, kanë rrahur me grushta dhe shkelma një të huaj në Itali, ngjarje kjo e ndodhur të shtunën në mbrëmje, më 1 gusht, në Vaprio d’Adda.

Viktima e tyre është një 26 vjeçar pakistancz, të cilin pasi e kanë rrahur keq, i kanë grabitur edhe 450 euro.

Një kalimtar, pasi e ka parë të shtrirë në rrugë, ka kërkuar ndihmën e policisë dhe të autoambulancës.

Këta të fundit pasi e kanë mjekuar e kanë transportuar në urgjencën e spitalit San Gerardo, ku u konstatua traumë në kokë dhe në fytyrë.

Viktima njihte të paktën me fytyrë tre nga agresorët.

Karabinierët po përpiqen të kuptojnë pse viktima kishte një shumë kaq të madhe parash me vete, dhe nëse kishte ndonjë mosmarrëveshje me agresorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco