Kërkohej në Shqipëri për grabitje, shqiptari kapet në makinë me një arsenal ….

Kërkohej në Shqipëri për grabitje, shqiptari kapet në makinë me një arsenal ….

17:07, 03/08/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar i cili ishte në kërkim për grabitje në Shqipëri, u arrestua ditën e djeshme në Itali.

Kontrolli ishte i rastësishëm nga policia, pas dyshimeve që lindën për paraqitjen e tij.

Shqiptari, 36 vjeçar, ishte në drejtimin e një automjeti pa dokumenta dhe u shoqërua fillimisht në polici për sqarime të mëtejshme, nga ku rezultoi se kërkohej nga autoritetet e drejtësisë shqiptare që I kishin dhënë një dënim për grabitje.

Por ndërsa kontrolluan çantën që mbante në makinë, policët gjetën gjithashtu edhe mjete të shumta të cilat i shërbenin për vjedhje si dhe monedha antike, kamera dhe orë, për të cilat 36 vjeçari nuk ishte në gjendje të justifikonte origjinën.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco