VIDEOLAJM/ Dalin pamjet e shoqërimit të Ylli Ndroqit: I qeshur mes forcave speciale!

VIDEOLAJM/ Dalin pamjet e shoqërimit të Ylli Ndroqit: I qeshur mes forcave speciale!

14:43, 03/08/2020
A+ Aa A-

Pas vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, kanë dalë edhe pamjet e para kur mëngjesin e sotëm forcat speciale të policisë e kanë shoqëruar atë pranë zonës së TEG, për të dhënë deklarim.

Ndroqi është shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë së Policinë së Tiranës, por sipas pamjeve ai është shfaqur i qeshur mes forcave speciale të armatosura rëndë.

Sipas njoftimit zyrtarë të SPAK, hetimet për Ylli Ndroqin kanë nisur më 21 korrik 2020 në kuadër të ligjit anti-mafia.

Bëhet fjalë për 26 pasuri të sekuestruara me urdhër të gjykatës së shkallës së parë në SPAK, ndër të tjera 2 apartamente, 5 automjete, 7 troje dhe një sipërfaqe pylli. Gjithashtu mes pronave të sekuestruara edhe televizioni Ora News, Channel One si dhe shoqëritë 'Yldon', 'Rendon oil' e 'Don-Ucd', 'Interkinex', 'Albania Bay Marine' etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco